Lidhje

Fushata presidenciale amerikane përqendrohet në problemet e brendëshme


Ndërsa fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara po shkon drejt sezonit të parë të votimeve praprake në fillim të janarit, pjesa më e madhe e fushatës është përqendruar në problemet e brendëshme. Kandidatët kanë diskutuar gjithashtu edhe disa nga çështjet e politikës së jashtme. Por është shumë e mundëshme që çfarë thotë kandidati gjatë fushatës elektorale dhe çfarë do të thoshte po të zgjidhej president mund të mos përputhen.

Agjencia Qendrore amerikane e Zbulimit, CIA, bëri të ditur në fillim të këtij muaji se kishte eliminuar videokaseta të hetimeve të dy ekspondentëve të al-Kaidës, të dyshuar për terrorizëm. Kandidati republikan, John McCain, ka qënë rob lufte në Vietnam. Ai flet shpesh kundër politikës së ndalimit të administratës dhe reagoi ashpër ndaj këtij lajmi. "Eliminimi i kasetave bëhet shkak për cinizëm dhe skepticizëm, si dhe dëmtom imazhin e Shteteve të Bashkuara në botë”.

Por pothuajse të gjithë kandidatët e tjerë republikanë i mbështesin politikat e administratës së Presidentit Bush lidhur me trajtimin e të dyshuarve për terrorizëm. Por demokratët nuk janë dakord me to dhe e akuzojnë administratën për shkeljen e të drejtave civile. Shumica e tyre duan që ta mbyllim burgun ushtarak në Gjirin Guantanamo të Kubës, ku mbahen të pandehurit.

Kur kandidatët mbajnë një qendrim të caktuar për ndonjë çështje të politikës së jashtme, Max Boot i Këshillit privat për Marrëdhëniet me Jashtë, i paralajmëron audiencat e huaja që të kenë kujdes. "Mos i kushtoni shumë rëndësi asaj që thonë kandidatët gjatë fushatës presidenciale, pasi mund të mos ketë shumë lidhje me atë që do të bëjnë ata po të zgjidhen”. Zoti Boot thotë se politika e jashtme amerikane është e dominuar më shumë nga vazhdimësia se sa nga ndryshimet nga një administratë në tjetrën.

Por Peter Beinert, një tjetër ekspert i këtij Këshilli, nuk është i të njëjtit mendim. "Max-i ka padyshim të drejtë. Politika e Jashtëme amerikane u përgjigjet ngjarjeve të mëdha. Ai ka po ashtu të drejtë kur thotë se ka çështje që janë tradicionalisht në thelb të politikës së jashtme amerikane. Por për mendimin tim, ngjarjet nuk e shpjegojnë vetveten. Ngjarjet duhen interpretuar”.

Për shembull, sipas raportit amerian të zbulimit, Irani e kishte ndërprerë programin e tij bërthamor në vitin 2003, por kandidatët reaguan në forma të ndryshme ndaj këtij fakti. Një prej tyre e komentoi paralajmërimin e mëparshëm të Presidentit Bush për rrezikun që paraqet Irani si pretendimet e pabaza të paraluftës se Iraku zotëronte armë të shkatërrimit në masë. Senatori Joseph Biden thotë: "Ato përbëjnë problem real. Por a janë ato një problem që mund të sjellë Lufën e Tretë Botërore? A ekziston mundësia e një konflikti kataklizmik bërthamor? Kjo është një jehonë e çuditëshme e Irakut, një lloj diskutimi i cekët”.

Kandidatët republikanë e mbështesin në përgjithësi vijën e fortë të administratës, duke u përqendruar në konkluzionin se Irani mund të jetë i aftë të zhvillojë armë bërthamore. Ish kryetari i Bashkisë së New York-ut, Rudy Giuliani, thotë: "Opcioni i kësaj qeverie duhet të jetë që të gjitha variantet të hidhen për diskutim, por të ruhet presionin ndaj këtyre vendeve”.

Ish Senatori Fred Thompson, thotë: "Jo vetëm që Irani ka mundësi të jetë një kërcënim afat gjatë për vendin tonë, por pyetja nëse ky vend ka apo nuk ka armë bërthamore, apo program bërthamor, është çështja më e rëndësishme në raport me Iranin”.

Për kandidatët që synojnë të fitojnë emërimin e partive kryesore do të votohet për herë të parë në fillim të janarit, kur në Iowa dhe në New Hampshire të zhvillohen zgjedhjet paraprake. //bsa//

XS
SM
MD
LG