Lidhje

Putin zgjidhet personi i vitit nga revista Time


Revista amerikane Time ka zgjedhur presidentin rus Vladimir Putin si personi i vitit 2007. Kjo revistë thotë se presidenti Putin u nderua me këtë çmim për rolin e tij të jashtëzakonshëm në krijimin e qëndrueshmërisë në një vend të përfshirë nga kaosi.

Redaktori i revistës Time, Riçërd Stengëll, tha se udhëheqësi rus është cari i ri i Rusisë. Ai shtoi se stabiliteti në Rusi është më i rëndësishëm për zotin Putin sesa liritë civile dhe liria e fjalës, por, theksoi redaktori i revistës, Rusia kishte nevojë të ishte e qëndrueshme prandaj edhe zoti Putin gëzon mbështetjen e popullit rus.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, e përshkroi presidentin rus si një figurë shumë intriguese në historinë moderne. Ky nderim për zotin Putin vjen vetëm disa ditë pasi ai njoftoi se në qoftë se aleati i tij i ngushtë, Dimitri Medvedev, fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale, zoti Putin vetë do të shërbejë si kryeministër i Rusisë. Mes kandidatëve të tjerë të emëruar për këtë titull ishin fituesi i çmimit Nobel, Al Gore, autorja J. K. Roulling dhe presidenti i Kinës, Hu Gjintao. Revista Time filloi të jepte titullin “Person i Vitit” më 1927.//rd//

XS
SM
MD
LG