Vendet evropiane iu bashkuan Shteteve të Bashkuara në thirrjen drejtuar Rusisë për të hetuar ankesat lidhur me praktikat jo demokratike në zgjedhjet e fundit ku partia e Presidentit Vladimir Putin fitoi shumicën dërmuese.
Me numërimin puthuajse të të gjitha votave dje, Partia Rusia e Bashkuar e zotit Putin doli se kishte fituar 64 për qind. Përfaqësuesi I OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Miklos Haraci tha sot se përndjekja e mjeteve të shtypit, kufizimet ligjore dhe zbatimi arbitrar i rregullave nuk u dhanë mundësi forcave politike ta përdorinin barabar atë gjatë zgjedhjeve të 2 dhjetorit në Rusi.
Duke i dorëzuar raportin ministrit të Jashtëm, Sergey Lavror, zoti Harac tha se qëllimi i tij ishte t’i tërfiqte vemendjen Federatës Ruse për detyrimet e saj që të garantojë mbulim të lirë dhe të drejtë të zhvillimeve gjatë zgjedhjeve.
Të paktën dy parti të opozitës, ajo Komunise dhe Unioni i Forcave të Djathta kanë në plan t’i kundërshtojnë rezultatet. Disa votues rusë thanë se ishin kërcënuar se do të humbisnin punën , në qoftë se nuk do të mbështesnin partinë Rusia e Bashkuar. Të tjerë thanë se fletët e votimit kishin qënë të plotësuara kur ata arritën në qendrat e votimit.
Luk Van Den Brande, kryetar i delegacionit të Këshillit të Evropës që ndoqi zgjedhjet në Rusi, thotë:
”Zyra e presidentit dhe vetë presidenti kanë patur një influencë tejet të ndjeshme në këto zgjedhje dhe në zgjedhjet e ardhëshme. Pa dyshim që ka patur abuzime në shfrytëzimin e burimeve administrative”.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thonë se votimet nuk ishin të drejta. Vëzhguesit e OSBE-së e anulluan misionin e tyre në Rusi muajin e kaluar për mungesë bashkëpunimi në periudhën para zgjedhjeve.
Zoti Putin nuk e përmendi vlerësimin e të huajve, duke thënë se legjitimiteti i parlamentit “pa dyshim që ishte rritur” nga rezultatet e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Rusisë akuzoi vëzhguest për qendrime të njëanëshme, duke thënë se kritikat ishin diktuar nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Bush kishte shprehur herë pas here shqetësime për goditjen para zgjedhjeve të protesutesve kundër Presidentit Putin. Dje Shtëpia e Bardhë u bëri thirrje autoriteteve ruse të hetojnë parregullsitë e zgjedhjeve.
Por zyrtari i Departamentit të Shtetit, David Kramer, tha se në marëdhëniet mes amerikano-ruse ka më shumë probleme se sa mosmarrëveshjet për zgjedhjet.
"Ka gjithashtu mjaft probleme të tjera në marrëdhëniet tona me Rusinë, përfshirë çështje të politikës së jashtme si sistemi mbrojtës nga raketat, traktati për Forcat Konvencionale në Evropë, Kosova, Irani, Lindja e Mesme, mospërhapja e armëve, ku në fakt ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Rusinë. Pra këto janë marrëdhënie të komplikuara. Ajo që ndodhi me zgjedhjet parlamentare të së djelës është pa dyshim një zhvillim i rëndësishëm, por jo i vetmi”.
Helli Dale, Drejtore e Degës së Studimeve të Politikës së Jashtme në Fondacionin Heritage in Washington, argumenton se akuzat më të fundit kundër zotit Putin i kanë prekur marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara.
"Ai është një aletat diabolik. Në fakt ai nuk është aleati ynë”.
Zonja Dale thotë se Presidenti Putin ka ruajtur popullaritetin në Rusi duke ktijuar në botë imazhin e një Rusie më të fortë. Ajo thotë se ndoshta ka një mënyrë të fuqishme për të shprehur mosaprovimin ndërkombëtar për zotin Putin.
"Për mendimin tim, përjashtimi i Rusisë nga Tetëshja e industrializur, ose nga institucione të tjera ndërkombëtare të këtij niveli është diçka e ndjeshme për të. Zoti Putin si autokratë të tjerë, është tejet i preokupuar me imashin dhe madhështinë e tij në skenën ndërkombëtare. Kjo do të ishte një goditje për të, ndoshta simbolike, por ky është një simbolizëm që shkakton dhimbje”.
Baza mbështetëse për zotin Putin u duk qartë dje në qendër të Moskës. Disa miijëra anëtarë të lëvizjes së rinisë pro-Kremlinit zhvilluan një miting për fitoren.//lk