Lidhje

Siara Harris - Karriera në ngjitje e një këngëtareje 22-vjeçare


Siara Harris këndon, shkruan tekstet e këngëve të saj dhe është dhe interpretuese mjaft e mirë. Në fillim të këtij viti, 22 vjeçarja hodhi në treg albumin e saj të dytë ”The Evolution”. E sapo kthyer nga turi ”Screamfest”, me emra të tjerë të njohur të muzikës R&B, Siara është gati të hedh një hap tjetër në karrierën e saj, kësaj rradhe si aktore në filmin” Mami, unë dua të këndoj”.

22 vjeçarja Siara shpërtheu në skenën muzikore në vitin 2004 duke sjellë një timbër të veçantë. Ajo firmosi kontratën e saj të parë kur ishte adoleshente. Kërcimi, vokali i veçantë dhe timbri i zjarrtë i zërit të saj, të pikasura nga menaxherët e biznesit të muzikës, shpejt e ktheu në realitet ëndrrën për të qenë nr. 1 me këngën e saj të njohur,”Goodies”. “ Isha 17 vjeçe dhe ata më pyetën se ku e shihja vehten mbas një viti. Albumi im ishte mjaft i kompletuar dhe iu thashë se “ e shoh vehten time numrin 1 në treg”. Dhe kjo ndodhi”.

Me origjinë nga Austin, Texas, Siara është rritur në një familje me prindër që punonin në ushtri. Ndonëse ka lëvizur mjaft shpesh nga qyteti në qytet, pasioni i saj për kërcimin e ktheu në bindje mendimin e saj se një ditë ajo do të punonte në biznesin e muzikës. “Gjithmonë e kam kuptuar se mund të bëja diçka në fushën e artit. Kur isha më e vogël, unë kërceja, pastaj u mora dhe pak me mësime modeleje, dhe erdhi një moment, kur e pajisur me disa aftësi mendova se mund të bëhem këngëtare dhe mund t’i përdor të gjitha çka di”.

Albumi i findit i Kiarës ”The Evolution”, arriti numrin 1 në renditjen e revistës amerikane Billboard duke shitur më tepër se 300 mijë kopje javën e parë që doli në shitje. Megjithëse numri i lartë i shitjeve shënoi sukses në karrierën e saj, Siara beson se të jesh një shembull pozitiv është e rëndësishme. “Nuk mendoj se Zoti më dha këtë karrierë vetëm për të realizuar video muzikore apo për të vallëzuar e interpretuar. Unë e ndjej se ai më vendosi në këtë pozicion për të dhënë një mesazh tek adhuruesit e mi. Dhe kjo më bën që të bëjë më të mirën që mundem”.

Me miliona adhurues në mbarë botën, Kiarës i pëlqen që të udhëtoj jashtë vendit për të pasur kontakte të drejpërdrejta me adhuruesit e saj që iu përkasin kulturave të ndryshme. “Të zhvillosh turne jashtë vendit është një prej gjërave më interesante dhe një prej gjërave më vlerësuese. Të dish se njerëz nga kultura dhe kombësi të ndryshme e duan atë që ti bën, për mua do të thotë shumë.” Siara ka arritur mjaft që nga nisja e karrierës së saj në vitin 2004, duke fituar disa çmime muzikore, duke hedhur në treg këngë të suskeshme, dhe duke u vlerësuar dhe si hartuese vargjesh. Por , ende pritet dhe më shumë prej saj në vitet në vazhdim.

Me plane për të pasur një linjë veshjesh, për të shkruar një libër si dhe një karrierë në filma, Siara ka qëllime të mëdha për të realizuar në të ardhmen. “ Suksesi i karrierës sime është arritja e jetës sime. Unë po jetoj ëndrrën time. Fjalët nuk mund të shpjegojnë saktësisht se ç’ndjej unë”. //rd//

XS
SM
MD
LG