Presidenti francez Nikolas Sarkozi thotë se Franca do të mbështesë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se shpreson që kjo do të ndodhë në momentin e duhur.
Zoti Sarkozi i bëri komentet sot në Nisë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Romano Prodi.
Udhëheqësi francez u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës të mos ndërmarrin hapa të shpejtuara duke deklaruar shpalljen e pavarësisë. Ai tha se dëshiron që kjo të ndodhë në momentin e duhur, për të mos vënë asnjë palë në pozitë të vështirë.
Presidenti Sarkozi tha se nuk e konsideron 10 dhjetorin si afat për shpalljen e pavarësisë. (ze)