Presidenti pakistanez Pervez Musharaf tha se do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme më 16 dhjetor për t’i sjellë demokracinë vendit.
Zoti Musharaf njoftoi gjithashtu se do të rivendosë sistemin kushtetues. Ai e bëri këtë deklaratë në një fjalim drejtuar vendit, pak pasi bëri betimin për një mandat të dytë 5-vjeçar si president civil i vendit. Udhëheqësi pakistanez është ndeshur me trysni intensive ndërmbëtare për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur më 3 nëntor.
Gjatë fjalimit zoti Musharaf tha se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte e nevojshme për të penguar ndërhyrjet e gjyqësorit dhe për të vënë nën kontroll ekstremistët islamikë. Zoti Musharaf ritheksoi gjithashtu premtimin për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 8 janar dhe u bëri thirrje të gjitha partive të marrin pjesë në zgjedhje.
Sot ish-kryeministri Nawaz Sharif tha se ende kishte si synim të bojkotonte zgjedhjet, por do të konsultohej me ish-kryeministren Benazir Buto dhe partinë e saj para se të merrte vendim. //rd//