Lidhje

Takim Bush-Abas-Olmert në Shtëpinë e Bardhë


Presidenti Bush u takua sot me presidentin palestinez Mahmud Abas dhe me kryeministrin izraelit Ehud Olmert në Shtëpinë e Bardhë për të inaguruar bisedimet e para të drejtëpërdrejta izraelito-palestineze në shtatë vjet.

Zoti Bush zhvilloi bisedime të veçanta me të dy udhëheqësit para një takimi të përbashkët. Bisedimet pasojnë konferencën e djeshme për Lindjen e Mesme në Anapolis të Merilandit, ku udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë ranë dakort për një rifillim të shpejtë të negociatave të paqes.

Në konferencë, Presidenti Bush lexoi një dokument të përbashkët izraelito-palestinez, në të cilin të dyja palët angazhohen për negociata të vazhdueshme dhe intensive për një zgjidhje të konfliktit deri në fund të vitit 2008 me krijimin e shtetit palestinez.

Ata u angazhuan gjithashtu, të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj planit të vitit 2003 të paqes dhe ranë dakort që procesi të vëzhgohet nga Shtetet e Bashkuara. Të dyja palët krijuan një komision vëzhgimi që do të takohet më 12 dhjetor. Zoti Abas dhe zoti Olmert do të zhvillojnë bisedime me njëri tjetrin çdo dy javë.//lk

XS
SM
MD
LG