Lidhje

Vazhdojnë protestat e të rinjve në rrethinat e Parisit


Autoritetet franceze thonë se mbrëmë në rrethinat e Parisit vazhduan protestat e të rinjve, që u shndërruan në përleshje vdekjeprurëse, kur prostetuesit përdorën edhe armë gjuetie kundër policisë.

Autoritetet thonë se mbi 80 oficerë policie u plagosën gjatë përleshjeve, disa prej tyre rëndë. Një anëtar i sindikatave të policisë i përshkroi përleshjet në Villiers–le Bel, si më intensive se sa tre javë protestash vdekjeprurëse në periferinë e Parisit, dy vjet më parë.

Rreth 100 të rinj kryen sot në mëngjes një sulm ndaj një stacioni policie, me bomba djegëse dhe me tulla. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Mediat franceze njoftuan se 6 persona u arrestuan gjatë protestave. Përleshjet filluan të dielën, pasi dy të rinj me motoçikletë u vranë pas një përplasjeje me një makinë policie.

XS
SM
MD
LG