Lidhje

Zgjedhjet në Kroaci: Partia në pushtet fiton shumicën e votave


Në Kroaci, rezultatet paraprake të zgjedhjeve me rezultat tepër të ngushtë, tregojnë se partia në pushtet, Bashkimi Demokratik është në avantazh, por nuk ka arritur të fitojë shumicën për të siguruar fitoren.

Ndërkohë që janë numëruar 99 përqind e votave, Bashkimi Demokratik i Kryeministrit të Kroacisë Ivo Sanader ka fituar 61 vende në Asamblenë Kombëtare prej 160 vendesh. Partia Social Demokrate, e udhëheqësur nga ish diplomati, Zoran Milanoviç, ka fituar 56 vende. Por me vetëm 61 vende, partisë që qeveris vendin i duhet të formojë një koalicion për të siguruar shumicën.

Por Social Demokratët kanë filluar tashmë bisedimet me udhëheqësit e disa partive më të vogla, me shpresë që të formojnë shumicën në parlament. Presidenti Stipe Mesiç tha se do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë kandidatit që paraqet prova të qarta se mbështetet nga shumica në parlament, që do të thotë se ka siguruat të paktën 77 vende.//lk

XS
SM
MD
LG