Lidhje

Presidenti Topi viziton Greqinë, takohet me qindra emigrantë shqiptarë


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, që mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Greqi u takua në mbrëmje me disa qindra emigrante shqiptarë. Zoti Topi në fillim i informoi emigrantët për hapat integrues që ka hedhur Shqipëria në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke u përqëndruar në lëvizjen e lirë zoti Topi tha se po bëhen përpjekje maksimale që kjo të realizohet. Presidenti shqiptar preku me pas statusin e shqiptarëve në Greqi. Ai u beri thirrje emigranteve te ruajne gjuhën shqipe dhe zakonet shqiptare dhe ti zhvillojne ato.

Presidenti shqiptar tha se do ta trajtonte me Presidentin grek gjatë bisedimeve të nesërme çështjen e arsimimit të fëmijëve të emigrantëve në gjuhën shqipe. Zoti Topi deklaroi se edhe starndartet ne arsimimin e minoritetit grek në Shqipëri në gjuhën amtare i kontribuojnë më së mirë frymës së miqësisë dhe bashkëpunimit.

Presidenti i Shqipërise vlerësoi lart rolin e emigrantëve shqiptare që punojnë e jetojnë në Greqi në përmirësimin e ekonomisë së familjeve shqiptare. Në një mesazh për emigrantët zoti Topi përcolli nevojën e forcimit të këtyre lidhjeve dhe investimeve më të mëdha të emigrantëve në vendin amë.

Predienti i Shqipërisë mbërriti sot në Athine me ftese të homologut të tij Karolios Papulias. Zoti Topi u prit në një klime mjaft miqësore në Athinë dhe mori pjesë ne një darkë zyrtare të rretheve të biznesit nga të dy vendet. //rd//

XS
SM
MD
LG