Lidhje

Paqeruajtësit e BE-së, kërkojnë për gjurmët e Karaxhiçit


Paqeruajtësit e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë bastisën shtëpitë e të afërmve të të kërkuarit për krime lufte Radovan Karadzic.

Ushtarët dhe policët në të njëjtën kohë kontrolluan në shtëpitë e gruas së Karadzicit, djalit dhe vajzës së tij në Pale, 16 kilometra në juglindje të Sarajevës. Trupat e BE-së kryen bastisje të ngjashme në Pale të hënën. Zyrtarët thanë se gjykata e Hagës urdhëroi operacionet për të gjetur gjurmë rreth vendndodhjes së Karadzicit.

Ish udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjes është në kërkim për më shumë se 12 vjet që kur u akuzua nga Gjykata e Hagës. Karadzic akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të konventave të Gjenevës gjatë konfliktit etnik të viteve 90 në Bosnje-Hercegovinë. //rd//

XS
SM
MD
LG