Lidhje

Hetime zyrtare për korrupsion ndaj ish presidentit Zhak Shirak


Një gjykatës francez ka hapur zyrtarisht hetime mbi ish-Presidentin Zhak Shirak në kuadër të një procesi hetimor për korrupsion.

Avokati i zotit Shirak, Jean Veil tha sot se gjykatësi e ka përfshirë zyrtarisht ish-presidentin në procesin hetimor nën dyshimet për përvetësim fondesh publike kur ishte kryetar i bashkisë së Parisit.

Çështja mbështetet në akuzat se bashkia e Parisit u dha vende pune të sajuara simpatizantëve të partisë konservatore të zotit Shirak. Procesi hetimor do të vendosë nëse zoti Shirak duhet të dalë në gjyq ose nëse çështja do të mbyllet për mungesë provash.

Në korrik zoti Shirak u mor në pyetje për katër orë nga një gjykatës lidhur me aktivitetin e tij gjatë kohës kur ishte kryetar bashkie nga viti 1977-1995. Zoti Shirak kishte imunitet nga ndjekja penale kur ishte president. Mandati i tij përfundoi në maj. //rd//

XS
SM
MD
LG