Lidhje

Virus i ri që shkakton të ftohur; Trajtimi i kancerit; Avandia kundër diabetit prek zemrën


Virus i ri që shkakton të ftohur

Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve u bën thirrje mjekëve që të tregohen të kujdesshëm ndaj një virusi që shkakton të ftohur dhe që ka prekur katër shtete amerikane. Në paralajmërim thuhet se simptomat duken fillimisht si një i ftohur i lehtë por më pas sëmundja keqësohet duke shkatuar probleme në sistemin e frymëmarrjes. Ky lloj i ri të ftohuri ka shkaktuar deri tani vekjen e 10 vetëve. Virusi quhet Adeno 14 dhe qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se të paktën 140 vetë janë diagnostikuar me këtë sëmundje midis muajve mars dhe qershor të këtij viti. Prej tyre 10 kanë vdekur. Simptomat e tyre variojnë nga një i ftohur i lehtë, bronkit dhe dhimbje në zorrë ose stomak. Prania e një virusi Adeno 14 është njoftuar që më 1955 në Holandë. Por virusi i tanishëm është një lloj i ri. Doktor William Shafner, ekspert mbi sëmundjet infektive, thotë se virusi që është vënë re këtë vit duhet parë me shqetësim e trajtuar seriozisht. Një prej pacientëve me këtë virus vdiq në shtetin e Uashingtonit. Para se ai të vdiste, tre persona të tjerë ishin infektuar. Që të katër ata kishin kollë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje. Mjekja Maksin Hayes, thotë se sistemet imunitare të këtyre pacientëve ishin dëmtuar. Për të luftuar virusin Adeno 14 nuk ka ndonjë ilaç të posaçëm, prandaj mjekët e trajtojnë atë njësoj si të ftohurin e zakonshëm. Ata këshillojnë regjim shtrati, aspirina dhe lëngje.

Trajtimi emocional i pacentëve me kancer

Mbi 10 milionë amerikanë kanë mbijetuar kancerin, por një studim tregon se pak është bërë për t’i ndihmuar ata për t’i shëruar nga plagët emocionale. Për mbijetuesit, dhimja që shoqërohet me kancerin shkon përtej tumorit dhe trajtimeve të vështira toksike. Ndërkohë që mjekësia ka përparuar në luftën kundër kësaj sëmundjeje, studimi i ri tregon se frika, ankthi dhe depresioni që shoqërohen me kancerin, shpesh nuk trajtohen. Në 20 prej klinikave më të mira për trajtimin e kancerit në Shtetet e Bashkuara, vetëm në 8 prej tyre pacientët me kancer trajtohen për pasojat emocionale. Autorët e studimit bëjnë thirrje për krijimin e programeve për trajtimin e pasojave emocionale të kancerit. Klinika West në Memfis ka një program të tillë. Para vizitës, pacienti u përgjigjet një sërë pyetjeve rreth gjendjes emocionale. Autorët e studimit thonë që pyetje të tilla duhet të bëhen standarte për çdo klinikë që trajton të sëmurët me kancer dhe të bëhen pjesë e terapisë.

Avandia kundër diabetit shkakton sëmundje ne zemër

Agjencia amerikane e barnave u ka dhënë urdhër firmave farmaceutike që të vendosin një etiketë më të dukëshme në paketat me ilaçin Avandia që përdoret për kontrollin e sheqerit në gjak. Zyrtarët thonë se ky ilaç duhet të shoqërohet me paralajmërimin me shkrim ku të thuhet se Avandia mund të shtojë rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës për ata që e përdorin. Kjo masë u morr pas debateve rreth studimeve kundërthënëse ndaj këtij ilaçi. Në etiketën paralajmëruese mjekëve u kërkohet të tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm kur u japin pacientëve recetë për ilaçin Avandia. Provat afatshkurtër të ilaçit Avandia kanë treguar se tek pacientët që e marrin atë shtohet rreziku për goditje në zemër. Ndërsa prova afaktgjatë kanë treguar kryesisht se Avandia nuk paraqet ndonjë rrezik më të madh sesa ilaçet e tjera që përdoren kundër diabetit. Firma farmaceutike GlaxoSmithKline që prodhon Avandian, ka ndërmarrë një studim më afatgjatë për ta krahasuart këtë ilaç me barnat e tjera kundër diabetit. Por rezultatet e këtij studimi priten të shpallen të paktën pas 6 muajsh. Ndërkohë, ekspertët thonë se rreziku i mundshëm që paralajmërohet për këtë ilaç do të thotë se pacientët me sëmundje në zemër por që vuajnë edhe nga diabeti, nuk duhet ta përdorin Avandian

XS
SM
MD
LG