Drejtuesit e trenave në Gjermani janë kthyer në punë pasi përfunduan grevën 62 orëshe ndërsa një grevë e punëtorëve të hekurudhave në Francë hyri në ditën e katërt.
Kreu i sindikatës që organizoi grevën në Gjermani, Manfred Shell tha sot se sindikata do të mblidhet në fillim të javës së ardhshme për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Udhëheqësit e sindikatës kanë kërcënuar me një grevë pa afat nëse nuk arrihet përparim. Sindikata po kërkon një kontratë të veçantë nga punëtorët e tjerë të hekurudhave për shoferët e cila parashikon një rritje të pagave deri në 31 përqind.
Negociatorët e qeverisë kanë ofruar 10 përqind rritje pagash dhe kanë refuzuar të një kontratë të veçantë nga punëtorët e tjerë të hekurudhave. Greva në Gjermani është më e madhja deri tani dhe i ka kushtuar ekonomisë rreth 73 milionë dollarë në ditë.
Në Francë punëtorët e hekurudhave janë në ditën e katërt të grevës duke krijuar kështu një bllokim të plotë të udhëtarëve, bizneseve dhe industrisë. Anëtarë të disa sindikatave të transportit në Francë votuan sot për një grevë të përgjithshme në vend kundër reformave në sistemin e pensioneve.