Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, emëroi drejtorin e bankës qendrore, Lado Gurgenidze, si kryeministër të ri të vendit. Zoti Gurgenidze do të zëvendësojë Zurab Nogaidelin në këtë post, i cili dha dorëheqjen, pasi autoritetet hoqën gjendjen e jashtëzakonëshme në vend, të shpallur javën e kaluar pas 6 ditë protestash të udhëhequra nga opozita në Tbilisi, që u shdërruan në veprime dhune.
Në një fjalim televiziv pak para heqjes së gjendjes së jashtëzakonëshme, Presidenti Mikhail Saakashvili e siguroi opozitën se ajo do të ketë lirinë e fjalës dhe të shprehjes si dhe mundësinë për të shfrytëzuar median, në prag të zgjedhjeve presideciale të janarit. Por udhëheqësi gjeorgjian ai nuk tha nëse do t’ia rikthejë liçencën e hequr stacionit televiziv kryesor pro-opozitës, që autoritetet ia hoqën të mërkurën.
Kriza në vend filloi dy javë më parë, kur aktivistë të opozitës filluan një protestë masive, duke e akuzuar Presidentin për korrupsion dhe kërkuan dorëheqjen e tij.//lk