Zyrtarët e Gjykatës së Hagës për Krime Lufte në ish Jugosllavi njoftuan për arrestimin e Avni Krasniqit, i cili nuk pranoi të dëshmojë në gjyqin që po zhvillohet kundër ish Kryeministrit të Kosovës, Rramush Haradinaj.
Zyrtarët e Hagës thonë se Avni Krasniqi përballet me akuza për mosbindje ndaj gjykatës. Ai nuk zbatoi urdhërin për t’u paraqitur në gjykatë më 29 tetor.
Të hënën, zoti Krasniqi do të dalë para gjykatësit për t’u njohur me akuzat. Zoti Haradinaj, ish komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përballet me 37 akuza për rolin e tij në vrasje, keqtrajtime, përdhunime dhe dëbim të serbëve në vitin 1998, gjatë luftës në Kosovë. Ai u akuzua në vitin 2005, ndërsa ishte kryeministër i Kosovës.//lk