Ish-kandidati për Sekretar i Sigurimit Kombëtar, Bernard Kerik, iu dorëzua autoriteteve nën akuzat federale për korrupsion.
Zoti Kerik, ish komisioner i policisë së Nju Jorkut do të dalë sot para gjykatës në Nju Jork, kur të bëhen publike akuzat për mospagim taksash, paraqitje informatash te reme dhe vjedhje.
Bernard Kerik u propozua nga kryetari i atëhershëm i Nju Jorkut Rudi Xhuliani si kandidat i mundshëm për postin e Sekretarit të Departamentit të Sigurimit Kombëtar. Presidenti Bush e paraqiti zyrtarisht kandidaturën e tij për këtë post në vitin 2004.
Zoti Xhuliani, i cili është një ndër pretendentët republikanë në garën presidenciale, thotë tani se bëri gabim që rekomandoi zotin Kerik për këtë post. Zoti Kerik e tërhoqi kandidaturën e tij për postin e shefit të sigurimit kombëtar kur u bë publik fakti se nuk kishte paguar taksa punësimi për dadon e fëmijëve.
Menjëherë pas publikimit të këtij fakti, ai u bë objekt i një hetimi federal që çoi në akuzat aktuale. Bernard Kerik akuzohet se ka gënjyer kur plotësoi formularin për postin e Sekretarit të Sigurimit Kombëtar.//lk