Lidhje

Opozita në Gjeorgji ndërpret protestat


Udhëheqësit e opozitës në Gjeorgji thanë se i ndërprenë protestat, pasi qeveria shpalli 15 ditë gjendje të jashtëzakonshme dhe mbylli të gjitha transmetimet e pavarura të lajmeve.

Sipas njoftimeve të sotme nga kryeqyteti Tbilisi, trupat kanë rrethuar qendrën e qytetit, në bazë të ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme. Qeveria e bëri njoftimin dje, duke akuzuar opozitën se po përpiqej për një grusht shteti.

Opozita zhvilloi për gjashtë ditë protesta anti-qeveritare në kryeqytet duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Mikhail Saakashvili. Policia përdori dje pompat e ujit, gaz lotësjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë protestuesit. Të paktën 500 vetë u trajtuan për plagët e marra.

Grupi i të Drejtave të Njeriut, Human Rights Watch, me seli në Shtetet e Bashkuara dënoi veprimet e qeverisë, duke thënë se edhe në krizë gjeorgjianët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht, pa u sulmuar nga policia. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, i tha Zërit të Amerikës se përdorimi i forcës ishte i nevojshëm, pasi turma doli jashtë kontrollit.//lk

XS
SM
MD
LG