Lidhje

Kanceri i vezoreve, Trajtimi i Parkinsonit, Qelizat embrionale


Kontrolle të rregullta mjekësore për kancer të vezoreve


Disa studime kanë treguar se rreziku për kancer tek një grua bie në nivel normal pak vjetë pas trajtimit. Megjithatë, të dhënat e reja tregojnë se gratë e trajtuara për tumorë para kancerozë duhet të kryejnë çdo vit analiza dhe se kanceri i vezoreve është një prej kancerëve më të kurueshëm.

Në Shtetet e Bashkuara, mjekët rekomandojnë që gratë të kontrollohen për kancer të vezoreve një herë në 1 vit ose në 2 vjet, duke filluar rreth moshës 18 vjeç.

Ekspertët thonë se nëse një grua 30 vjeçare, të cilës analizat për kancer në vezore i kanë dalë mirë tre herë radhazi, ajo mund në kryejë kontrolle më pak të shpeshta, për shembull, 1 herë në çdo tre vjet.

Por rezultatet e një studimi të ri arrijnë në përfundimin se gratë që janë trajtuar për tumore para kancerozë duhet të tregohen shumë të kujdesëshme ndaj çdo shenje të kancerit në vezore. Mjekët në Suedi analizuan rezultatet e 132 mijë grave të trajtuara për tumore para kancerozë dhe vunë re se ato ishin 2 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri i vezoreve dhe 7 herë më në rrezik për t’u prekur nga kanceri në mitrës, edhe pas 25 vjetësh nga koha e trajtimit të kancerit parakancerozë.

Disa studime të mëparëshme kishin treguar se rreziku për kancer tek një grua bie në nivel normal pak vjetë pas trajtimit. Megjithatë, këto të dhëna të reja tregojnë se gratë e trajtuara për tumorë para kancerozë duhet të kryejnë çdo vit analiza pasi kanceri i vezoreve është një prej kancereve më të kurueshme. Kur ky lloj kanceri diktohet në faza të herëshme, trajtimi i tij është i suksesshëm në 90 përqind të rasteve.

Disa efektet anësore gjatë trajtimit të sëmundjes Parkinson

Shkencëtarët thonë se disa mënyra trajtimi të sëmundjes së parkinsonit mund të kenë edhe efekte anësore. Për shembulll, ata kanë zbuluar se një aparat pejsmejker (pacemaker) në tru tek këta të sëmurë, duket se pengon veprimtarinë e mekanizmave nervorë që janë përgjegjës për procesin e të menduarit.

Stimulimi i thellë në tru është mënyra më e fundit e trajtimit të sëmundjes së parkinsonit. Pacienti i nënshtrohen operacionit gjatë të cilit mjekët vendosin në trurin e tij një aparat që funksionon me bateri i cili kryen rolin e një pejsmejkeri për të mbajtur në funksionim disa zona të trurit. Por një studim i kohëve të fundit tregon se ky aparat mund të ndikojë negativisht mënyrën e të menduarit.

Mjekët në universitetin e Arizonës studiuan gjendjen e pacientëve me sëmundje të parkinsonit duke i vënë ata të luanin një loje komjuterike që i nxiste të mendonin. Mjekët e krahasuan veprimtarinë e trurit të këtyre pacientëve me atë të pacientëve të tjerë të cilëve iu dhanë ilaçe për stimulim të ngjashëm të trurit. Rezultatet treguan se kur aparati pejsmejker ishte në funksionim disa pacientë nxitoheshin në marrjen e vendimeve. Ata bëheshin të papërmbajtur apo impulsivë dhe si rrjedhim merrnin vendime të gabuara. Edhe pacientëve që iu dhanë ilaçe për stimulimin e trurit gjithashtu treguan se kishin probleme në marrjen e vendimeve. Në fakt ata e kishin të vështirë të nxirrnin mësime nga gabimet e tyre.

Shkencëtarët thonë se këto probleme krijohen pasi trajtimet e sëmundjes së parkinsonit prekin mekanizmat e të menduarit normal, duke shkaktuar probleme në marrjen e vendimeve dhe padurim ose sjellje impulsive. Megjithatë, trajtimet me ilaçe ose me aparat pejsmejker janë të efektëshme kundër sëmundjes së parkinsonit, prandaj ekspertët thonë se hapi i ardhshëm është për të saktësuar këtë proces stimulimi në mënyrë që trajtime të tilla të jenë me sa më pak efekte anësore.

I verbëri mund të shikojë pas një transplantim qelizash embrionale

Një nënë nga shteti Misuri shpreson të udhëtojë me mijëra kilometra për t’i dhënë djalit të saj një mundësi për të shikuar. Kimberli Anderson, ashtui si çdo nënë, është gati të bëjë gjithçka për fëmijën e vet, Austin. Kur ishte 10 vjeç, Austin u diagnostikua me autizëm dhe një nerv optik kishte mbetur i pazhvilluar. Pas shumë vizitash e kërkimesh, Kimberli mësoi se në Kinë shkencëtarët kishin zhvilluar një mënyrë për trajtimin e këtij probleme, duke përdorur transplantimin e një qelize ubmilike embrionale për zhvillimin e nervit optik.

Një metodë e tillë kishte dhënë rezultat për Ryela Bartlet nga Missuri. Edhe ajo kishte lindur me të njëtin defekt si Austin. Por pak javë pas disa operacionesh për transplantimin e qelizave emrionale në Kinë, Ryela tani reagon ndaj dritës dhe mund të shikojë. Udhëtimi në Kinë i kushtoi familjes rreth 40 mijë dollarë dhe Ryelas i duhet të shkojë përsëri atje më trajtim të mëtesjhëm.

Por për familjen Anderson, përmirësimi i Ryelas sjell shpresa. Ata kanë filluar të grumbullojnë para për të të dërguar Austin në Kinë. Kimberli thotë se nëqoftëse djalit të saj i kthehet shikimi pas këtij operacioni, çdo shpenzim e mundim ia vlen. Kjo procedurë nuk është miratuar nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG