Lidhje

Ligjvënësit serbë të Bosnjes hedhin poshtë masat e reja të ndërmjetësit ndërkombëtar


Ligjvënësit serbë të Bosnjes hodhën poshtë masat e reja të vendosura nga ndërmjetësi i lartë ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovinë që synonin përcaktimin e procedurave të votimit të qeverisë qëndrore.

Ligjvënësit i cilësuan masat e ndërmjetësit Miroslav Lajcak si shkelje të kushtetutës së Bosnjes dhe në kundërshtim me marrëveshjen së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund konfliktit ballkanik.

Zoti Lajcak kërkon të ndryshojë mënyrën sipas së cilës për pjesmarrjen e ligjvënësve në parlament të llogaritet vetëm numrin e ligjvënësve të pranishëm në takime pa përfshirë ata që mungojnë. Më parë, politikanët që përpiqeshin të bllokonin hedhjen në votë të një çëshje ose vendimi nuk shkonin në punimet e seancës së parlamentit dhe kështu pa numrin e mjaftueshëm seanca quhej e pavlefshme.

Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë kompetenca të gjëra ndërmjetësit Lajcak për të vendosur ligje dhe për të shkarkuar zyrtarë që të sigurohet zbatimi i plotë i marrëveshjes së Dejtonit.

Ndërkaq, Policia në Bosnje-Hercegovinë arrestoi 3 ish ushtarë serbë të Bosnjes nën akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në ish Jugosllavi në vitet 1990-të.

Prokurorët thanë se dy prej të dyshuarve u arrestuan në qytetin e Jajces dhe i treti në Bosanska Gradishka. Ata akuzohen për vrasjen e 23 civilëve myslimanë në zonën e Jajces dhe plagosjen e 4 të tjerëve në shtator të vitit 1992. Ata do të gjykohen nga gjykata e posaçme e Bosnjes për krime lufte.

Në një zhvillim tjetër, prokurorët dhe avokatët mbrojtës apeluan çështjen e dy oficerëve jugosllavë të dënuar me krime lufte në masakrimin e afro 200 civilëve në qytetin kroat të Vukovarit në vitin 1991.

Prokurorët thonë se dënimi me 20 vjet burgim që gjykata ndërkombëtare i dha gjeneralit Mile Kërksiç dhe 5 vjet burgim për kolonelin Veselin Slivancanin janë të pamjaftueshëm.

Gjykata i dënoi ata muajin e kaluar. Gjenerali Mërksic u gjet fajtor nën akuzat se ndihmoi në këtë masakër, ndërsa për kolonelin Slivancanin, gjykata vendosi se ai kishte qëndruar indiferent ndërsa të burgosurit torturoheshin, por e nxorri të pafajshëm ndaj akuzave të tjera më të rënda.

Gjykata e Hagës shpalli të pafashëm një ofiecer të tretë, kapitenin Miroslav Radic, që ishte akuzuar për rol në masakër. Avokatët mbrojtës të dy oficertëve të dënuar po kërkojnë përmbysjen e vendimit. //iç//

XS
SM
MD
LG