Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan tha se ka vrarë më shumë se 80 luftëtarë talebanë gjatë një beteje gjashtë orëshe në jug të vendit.
Zëdhënësi i koalicionit, majori Chris Belcher tha se luftimet filluan dje kur talebanët u përpoqën të sulmonin një patrullë me ushtarë ndërkombëtarë dhe afganë në Musa Qala në provincën Helmand. Ai tha se trupat kërkuan ndihmë nga ajri, duke rezultuar në vdekjen e dhjetra luftëtarëve talebanë. Zoti Belcher tha se nuk pati viktima në rradhët e koalicionit apo civil afganë.
Provinca Helmand është rajoni më i madh prodhues i opiumit që ndihmon në financimin e kryengritjes talebane. //rd//