Procesi i votimit dhe zgjedhjes së zyrtarëve në nivel kombëtar dhe lokal fillon me regjistrimin e njerzve që të marrin pjesë në zgjedhje. Në materialin në vazhdim, bëhet fjalë për procesin e regjistrimit dhe se si partitë politike e shikojnë këtë proces si pjesë të rëndësishme të strategjive të tyre.
Në një ceremoni të zhvilluar në gjykatën federale të Uashingtonit, këta njerëz sapo kanë marë qytetarinë amerikane. Bashkë me certifikatën e qytetarisë, atyre u jepet edhe një formë për t’u regjistruar që të marrin pjesë në zgjedhje.
Për partitë politike, këta qytetarë të rinj amerikanë përbëjnë një mundësi për shtrirjen e ndikimit të tyre. Me pak fjalë, në demokraci sundon shumica. Dhe në shoqëritë demokratike, ky sundim arrihet nëpërmjet votimit dhe për të marrë pjesë në të duhet të regjistrohesh.
Në zgjedhjet e fundit presidenciale më 2004, 72 për qind e amerikanëve me të drejtë vote u regjistruan si anëtarë të partive politike ose si të pavarur. Në Shtetet e Bashkuara nëse ndryshon vendbanim, qytetari duhet të regjistrohet përsëri për të ruajtur të drejtën e votimit.
Shtetet u kërkojnë gjithashtu banorëve, që lëvizja e tyre nga një shtet në tjetrin të pasqyrohet në liçencën e ngarjes së makinës. Kështu që një ligj federal i vitit 1995, që u bëri të mundur njerzve të ndryshonin në të njëjtën kohë informacionin në liçencë dhe në regjistrimin për të votuar, shtoi miliona amerikanë në listat e votusve.
Të paktën dy shtete, Arizona dhe Uashingtoni, kanë bërë të mundur regjistrimin në Internet, ku grupe civile kanë nxitur për vite me radhë regjistrimin dhe pjesëmarrjen në votime.
Zyrtari republikan, Fred Fleishman, në shtetin e Merilandit, thotë se regjistrimi është një pjesë e rëndësishme për të fituar dhe mbajtur pushtetin. “Në shtetin e Merilandit, tani që republikanët janë parti e pakicës, për ne është shumë e rëndësishme që të regjistrojmë sa më shumë votues në mënyrë që të konkurojmë me partinë demokrate”. Në fillim të këtij viti, kontrolli në dy dhomat e Kongresit amerikan, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, kaloi nga republikanët tek demokratët.
Ky ndryshim pushteti, ka nxitur të dyja partitë që të përpiqen të tërheqin votues të rinj për në zgjedhjet presidenciale të 2008-tës, veçanërisht ata votues që janë të prirur të ndryshojnë përkatësinë partiake. “Unë kam votuar gjithnjë për kandidatë republikanë, megjithëse gjithnjë jam regjistruar si demokrat sepse familja ime ishte demokrate kur unë isha fëmijë. Por tani jam regjistruar si republikan”. Ndryshimi i përkatësisë partiake ka ndryshuar balancën midis 2 partive më të mëdha politike në disa shtete dhe komuna. Kjo ka krijuar mundësi për secilën palë që të përpiqet të shtrihet në territorin tradicional të palës tjetër dhe të regjistrojë anëtarë të rinj të partisë.
Zyrtari i Partisë Demokrate në Mariland, Ina Tejlor, thotë se gjetja e këtyre njerzve dhe sigurimi se ata votojnë është po aq e rëndësishme sa edhe mobilizimi i bazës së partisë në ditën e zgjedhjeve. “Për ne është shumë e rëndësishme që çdo demokrat të regjistrohet dhe të jetë gati për të votuar ditën e zgjedhjeve”. Procesi politik i zgjedhjeve fillon me regjistrimin e votuesve, por më pas ka hapa të tjerë të rëndësishëm deri në ditën e zgjedhjeve. //rd//