Lidhje

Maqedoni: Persona të armatosur vrasin një polic në kufi me Kosovën


Një polic ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur sot, gjatë një sulmi nga persona të panjohur në afërsi të vendit të quajtur Kodra e Furrës, në veri të Shkupit, në kufirin me Kosovën.

Sulmi ndodhi pranë fshatit Tanushevc, ku gjatë vitit 2001, pati përleshje mes forcave shqiptare të armatosura shqiptare, që kërkonin më tepër të drejta për komunitetin e tyre dhe forcave qeveritare maqedonase.

Policia maqedonase bën të ditur se grupi i panjohur kishte qelluar me arme zjarri ndaj automjetetit, me të cilin policët kryenin partullën e zakonshme. Si pasojë, automjeti ështe rrokullisur dhe kjo i ka shkaktuar plagosjen e personave ne te. Ministria maqedonase e Punëve të Brendëshme nuk di identitetin e sulmuesve dhe askush deri tani nuk e ka marrë përsipër këtë sulm.//lk

XS
SM
MD
LG