Lidhje

OKB-ja i bën thirrje Beogradit të mos pengojë pjesmarrjen e serbëve në zgjedhjet në Kosovë


Administratorë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë paralajmëruan udhëheqësit serbë të ndalin frikësimin dhe kërcënimin e serbëve në Kosovë për t’i detyruar ata të bojkotojnë zgjedhjet e planifikuara për muajin e ardhshëm.

Një zëdhënës i OKB-së u tha gazetarëve në Prishtinë se zyrtarë serbë të niveleve të ndryshme në zonën e banuar nga serbët në Mitrovicë po kërcënojnë banorët që shprehin gadishmërinë për të marrë pjesë në votimet e 17 nëntorit. Zëdhënësi u bëri thirrje autoriteteve serbe që të tërhiqen nga veprime të tilla dhe të mos pengojnë pjesmarrjen e atyre që duan të votojnë.

Muajin e kaluar, qeveria serbe i këshilloi serbët e Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet për në parlamentin prej 120 vendesh, nga frika se pjesmarrja në votime do të shikohej si mbështetje e përpjekjeve të Kosovës për pavarësi.

XS
SM
MD
LG