Presidenti rus Vladimir Putin e quajti të dëmshëm zgjerimin e NATO-s drejt kufijve të Rusisë dhe tha se kjo nuk sjell një atmosferë mirëbesimi në botë.
Zoti Putin tha dje në Teheran se zgjerimi i një organizate ushtarako-politike si NATO-ja nuk mund t’i zgjidhë kërcënimet moderne si terrorizmi, trafiku i drogës apo krimi i organizuar.
Ai vuri në dukje se NATO-ja u themelua për t’ju kundërvënë Bashkimit Sovjetik dhe Traktatit të Varshavës, të cilët nuk ekzisojnë më ndërkohë që NATO-ja vazhdon të rritet.
Raundi i fundit i zgjerimit të NATO-s në vitin 2004 përfshinte Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, duke e shtrirë këtë aleancë ushtarake deri te kufijtë e Rusisë. NATO-ja thotë se ka në plan që në takimin tjetër të nivelit të lartë në vitin 2008 t’u ofrojë anëtarësim vendeve që përmbushin standardet e saj.
Vendet që aspirojnë të anëtarësohen janë Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia. Gjeorgjia dhe Ukraina kanë shprehur interes për të hyrë në aleancë. //ii