Lidhje

Pritet me reagime pozitive nderimi i ish-nënpresidentit Al Gor


Ish-nënpresidentit Al Gore po i vijnë falenderime si një njeri që punon për paqen në botë. Dje, Al Gore dhe Komisioni Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike fituan Çmimin Nobel të paqes për angazhimin e tyre në çështjet shqetësuese klimatike. Që nga koha kur humbi zgjedhjet presidenciale zoti Gore është bërë një argumentues i madh i rrezikut nga ngrohja globale. Ai do t’ia japë pjesën e tij të çmimit prej 1,5 milionë dollarësh një organizate për Mbrojtjen e Mjedisit.

Reagimi botëror ndaj çmimit Nobel të paqes që iu dha zotit Gore ka qenë shumë pozitiv. Ndër ata që e uruan ishte edhe kreu i komisionit i cili e ndan këtë çmim me të. Reaxhendra Paçauri është kryetar i Komisionit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

“Ai është një njeri mbresëlënës. Zoti Gore me të vërtetë ka udhëhequr një fushatë të madhe. Nevojën për të ngritur vetëdijën e njerëzve mbi rrezikun e ndrysimeve klimatike ai e ka bërë një mision të tijin dhe e ka bërë këtë me një efektivitet të madh.”

Pasi falenderoi komitetin që jep çmimin Nobel, zoti Gore premtoi se do ta shftrytëzojë çmimin për të vazhduar punën e ndërgjegjësimit të njerëzve rreth ndryshimeve klimatike.

“Është sfida më e madhe që kemi pasur por njëkohësisht është edhe mundësia më e madhe që kemi për të bërë ndryshime të cilat do të duhej t’i bënim sido që të jetë. Ky është një rast i mirë për të ngritur vetëdijën mbarëbotërore për sfidat me të cilat po ndeshemi.”

Që nga koha kur humbi zgjedhjet presidenciale zoti Gore është bërë një argumentues i madh i rrezikut nga ngrohja globale. Filmi i tij dokumentar “Një e vërtetë e papëlqyeshme”, fitoi këtë vit çmimin Oskar.

“Ai u bë shumë herët i vetëdijshëm për sfidën e ndryshimeve klimatike me të cilën po ndeshet bota. Vendosmëria e tij e madhe, përfshirë aktivitetin e tij politik, leksionet, filmat dhe librat kanë forcuar luftën kundër ndryshimeve klimatike, thotë Ole Danbolt, kryetar i komitetit që jep Çmimin Nobel”.

Ish presidenti amerikan Jimmy Carter fitoi Çmimin Nobel për paqe në vitin 2002. Ai vazhdimisht e ka inkurajuar zotin Gore t’i kthehet politikës dhe të kandidojë përsëri për president. Një fushatë për kanididimin e zotit Gore po grumbullon përkrahje për të në Shtetet e Bashkuara por zoti Gore thotë se nuk është i interesuar.

Zoti Gore do t’ia japë pjesën e tij të çmimit prej 1,5 milionë dollarësh organizatës Aleanca për Mbrojtjen e Mjedisit. //kk//

XS
SM
MD
LG