Lidhje

Ritmet e abortit, të njëjta në vendet ku ndalohet me ato ku lejohet


Një studim në shkallë botërore thotë se ritmet e abortit janë thuajse të njëjta si në vendet ku ai është i ligjshëm, edhe në ato ku ato ku është i paligjshëm, duke shtuar se numri i aborteve në shkallë botërore ka rënë.

Studimi i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga Instituti Gutmacher në Shtetet e Bashkuara, thotë se ritmi i aborteve në shkallë botërore ra nga 46 milionë në vitin 1995, në më pak se 42 milionë në vitin 2003.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i tha Zërit të Amerikës, se politikat e planifikimit familjar dhe kontraceptivët, kanë qenë të efektshme në pakësimin e numrit të aborteve dhe parandalimin e vdekjeve. Ai tha se kontraceptivët e kishin përgjysmuar numrin e aborteve të ligjshme në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Studimi, po ashtu, arriti në përfundimin, se 79 për qind e aborteve jo të sigurta ndodhin në vendet në zhvillim, ku procedura është e jashtëligjshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se abortet e pasigurta janë shkak i vdekjeve të rreth 70 mijë grave në botë.//lk

XS
SM
MD
LG