Lidhje

"Empire State" e Nju Jorkut me drita të gjelbërta me rastin e Bajramit


Ndërtesa "Empire State" e Nju Jorkut do të jetë e ndriçuar me drita të gjelbra këtë javë për nder të Bajramit.

Është e para herë që ndërtesa më e lartë e Nju Jorkut ndriçohet për festën që shënon fundin e Ramazanit dhe që fillon sot. Zyrtarët thonë se ndezja e dritave të gjelbra për Bajram do të bëhet një traditë e përvitshme, ashtu si edhe ato për ndriçimin e majës së ndërtesës me drita me ngjyra për Krishtlindje dhe për festën hebraike të Hanukas.

Për myslimanët, ngjyra jeshile simbolizon rastet e gëzimit. Ndërtesa "Empire State" mbeti përsëri ndërtesa më e lartë e Nju Jorkut, kur u shkatërrua nga sulmet e 11 shtatorit 2001.

Presidenti Bush dhe Zonja e Parë Laura Bush, u dërguan urimet më të mira myslimanëve për ta festuar me gëzim festën e tyre.//lk

XS
SM
MD
LG