Lidhje

Në Moskë përkujtohet gazetarja Ana Politkovskaja


Qindra veprimtarë të opozitës u mblodhën sot në qendër të Moskës për të përkujtuar gazetaren Ana Politkovskaja, e cila u vra një vit më parë.

Organizatorët thonë se tubimi u zhvillua për t’u kërkuar autoriteteve të gjejnë autorët e vrasjes së gazetares së njohur. Mes organizatorëve ishte partia Bashkimi Demokratik i Popullit, e drejtuar nga ish kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasjanov.

Masat e sigurimit ishin të rrepta por nuk ka njoftime për trazira. Politkovskaja u vra më 7 tetor të vitit të kaluar pranë banesë së saj. Ajo kishte shkruar artikuj për krimet e luftës në Çeçeni dhe kritikonte hapur Presidentin Vladimir Putin.

Demonstrata e opozitës përkoi me festimet zyrtare në Kremlin me rastin e 55-vjetorit të ditëlindjes së Presidentit Putin. Një lëvizje rinore pro-Kremlinit zhvilloi gjithashtu një ceremoni në Moskë për të festuar ditëlindjen e zotit Putin, ku morën pjesë rreth 10 mijë vetë. //iç//

XS
SM
MD
LG