Lidhje

SHBA, diplomacia publike dhe lufta kundër terrorizmit


Nënsekretarja amerikane e Shtetit pë Diplomacinë Publike Karen Hughes thotë se nëse Shtetet e Bashkuara duan të fitojnë luftën kundër terorrizmit, ato nuk mund t’i ndërpresin programet e diplomacisë publike kudo në botë. Zonja Hughes thotë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duhet të respektojë vendet e tjera dhe të dëgjojnë se çfarë thonë ato për Amerikën.

Hughes udhëton kudo nëpër botë, duke ngritur zërin për çështjet e grave, duke hapur shkolla, klinika dhe kurse për mësimin e gjuhës angleze, dhe duke komunikuar me median ndërkombëtare. Është puna e saj si zyrtare e qeverisë amerikane, por ajo thotë se puna për paqen është po aq e mundimshme sa edhe lufta. Dhe ajo thotë se të lidhesh me pjesën tjetër të botës është më e rëndësishme tani se asnjëherë tjetër për Shtetet e Bashkuara.

Sipas sondazheve, si ai i zhvilluar nga Pew Global Attitude Project, pikpamjet e dikurshme pozitive për Amerikës, kanë zbritur ndjeshëm, kryesisht në Lindjen e Mesme. Veprimet e ndërrmara nga qeveria amerikane jashtë vendit, vazhdojnë të jenë një faktor kyç në ndjenjat anti-amerikane jashtë kufijve. Hughes thotë se ajo shpreson që inisiativat e saj do t’i provojnë komunitetit ndërkombëtar që Amerika dëshiron të jetë miqësore me çdo vend tjetër.

Një projekt i zonjës Hughes i krijuar verën e kaluar, është dhe Qendra e Komunikimit kundër Terorrizmit. Ajo thotë se grupi i specialistëve të Departamentit të Shtetit që punojnë në këtë program, ka një ndjeshmëri të madhe ndaj kulturave të audiencës muslimane dhe të Lindjes së Mesme. Ajo thotë se qendra kujdeset për strukturën intelektuale për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara i përgjigjen terrorizmit. “Është një grup i vogël njerëzish të cilët punojnë çdo ditë me një mendim të vetëm, si të çojmë përpara përpjekjet ideologjike kundër terrorizmit dhe extremizmit sot.”

Hughes thotë se komunikimi, shkëmbimi i programeve kulturore, dhe përmirësimi i jetës së të tjerëve përmes shëndetit, edukimit dhe nismave ekonomike mund të ndihmojnë që të luftohet terrorizmi. Ajo thotë se lidhja me të rinjtë në vendet e tjera është pikësynimi kryesor i këtij projekti.

Hughes së fundi ka paraqitur një tjetër program i cili ka në fokus fëmijët e moshave 8 deri 14 vjeç, në 13 vende, kryesisht myslimane.

Duke folur këto ditë me përfaqësues të shtypit ndërkombëtar në New York, Hughes tha se Programi për të Rinjtë, ose YEP, ofron sporte, muzikë, arte, dhe klasa të gjuhës angleze tej rreth 600 të rinj, mes tyre dhe të rinj nga Bregu Perëndimor dhe Gaza.

Hughes ka rivendosur kontakte me një djalë që e takoi gjatë një vizite në një klasë anglishteje në Marok. I riu i tha asaj se ai ka gjetur punë, falë mundësisë së tij për të folur anglisht. Ajo tha se ky djalë është nga e njëjta lagje me vetëvrasësit në Kazablanka, por ndoshta tani ai, ka një arsye më të fortë për të jetuar se sa për të vdekur.

Hughes thotë se shpreson që këto lloj programesh të sjellin stabilitet dhe shanse për të rinjtë kudo në botë. Ajo tregon se gjatë këtyre dy viteve, si nënsekretare e Shtetit, e ka rritur buxhetin, por do të dëshironte që të kishte më shumë fonde për këtë punë. "Këto lloj programesh duhet të bëhen përparësi e sigurisë kombëtare sepse unë besoj se, që të fitosh njerëz dhe të fitosh betejën në fushën e ideve është e rëndësishme po aq sa dhe ana ushtarake”.

Hughes është një mikeshë e afërt e Presidentit Bush dhe ka punuar si këshilltare e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë viteve 2001- 2002. Presidenti i kërkoi asaj të rikthehej në vitin 2005, mbasi ai u rizgjodh për herë të dytë, që të shërbente në të njëjtin post. Hughes tha se ajo po përpiqet të ndryshojë mendimin e atyre që nuk e pëlqejnë Amerikën, pasi, shpjegon ajo, dikush duhet të bëjë këtë. //ii

XS
SM
MD
LG