Lidhje

Filmi Mbretëria nën regjinë e Piter Bergut


Filmi i regjizorit Peter Berg “The Kingdom” apo “Mbretëria” i cili flet për një sulm terrorist kundër një kompleksi familjesh amerikane në Arabinë Saudite, sjell dramatizëm dhe emocione konfliktuale për shikuesit.

Një ditë me diell në një kompleks amerikan në Arabinë Saudite. Familjet amerikane po bëjnë një piknik ndërkohë që shohin një lojë softball-i. Terroristët shfaqen papritmas dhe fillojnë të qëllojnë kundër civilëve. Më shumë se 100 amerikanë janë vrarë nga terroristët në një kompleks shtëpish në Arabinë Saudite. Tronditja nga sulmi jehon në të gjithë Uashingtonin zyrtar. “FBI-ja kërkon një ekip për mbledhjen e provave në vendin e sulmit në Rijad menjëherë.” Sapo arrin në Rijad, agjenti special Ronald Fleury dhe ekipi i tij i mjekësisë ligjore përballen me rezistencën e qeverisë saudite.

Ekipi i FBI-së merr lejen për të shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk lejohet të kryejë një hetim mjekoligjor. Koloneli saudit Feriz al Ghazi, roli i të cilit luhet nga aktori Ashraf Barhom, caktohet për t’i mbajtur nën vëzhgim amerikanët. Më në fund, dy burrat lidhen miqësisht ndërkohë që përkushtimi i dyanshëm për të luftuar terrorizmin ngrihet përmbi kufinjtë etnikë.

Regjizori Peter Berg ka mbledhur disa çështje në këtë film. “The Kingdom” fillon si një nga filmat “thriller.” Luftrat për tokë dhe tensionet diplomatike pritet të plasin çdo minutë. Është një tregim emocional i dhimbjes së viktimës dhe nevojës për hakmarrje, dhe konceptit të deformuar të terroristëve për vet-sakrificën.

Gjatë 30 minutave të fundit, filmi paraqet një betejë të pamëshirshme e cila i lë shikuesit në ankth. Trupa e zgjedhur e bën filmin më të besueshëm dhe më të thellë.

Fituesi i çmimit Oskar Jamie Foxx luan rolin e agjentit Ronald Fleury. Jenifer Garner luan rolin e Janet Mayes, patologes së ekipit, dhe fituesi tjetër i çmimit Oskar Chris Cooper luan rolin e Grant Sykes, një eksperti eksplozivësh. Po aq i mirë sa është balancimi që bën Peter Berg mes mentalitetit amerikan të Kauboit nga njëra anë dhe kulturës saudite nga ana tjetër, intensiteti i luftimeve është i papërballueshëm. Nganjëherë duket si një lojë kompjuteri ku duhet t’i vrasësh të gjithë. Ndërkohë që armët hapin zjarr dhe gjëmojnë, ato na rrisin nivelin e adrenalinës dhe zgjojnë tek ne instinktin e vrasësit. //rd//

XS
SM
MD
LG