Bashkëshortja e Radovan Karaxhiçit i bëri thirrje përsëri të shoqit që të dorëzohet.
Liljana Zelen-Karaxhiç tha se familja e saj është lodhur nga ato që ajo i quajti kërcënime të vazhdueshme nga autoritetet që kërkojnë bashkëshortin e saj. Ajo bëri një thirrjen publike për dorëzimin e të shoqit ose arrestimin e tij, gjatë një interviste që i dha një gazete boshnjake javore.
Zonja Zelen Karaxhiç tha se anëtarët e familjes së saj nuk kanë asnjë ide për vendndodhjen e Radovan Karaxhiçit dhe në se ai është ende gjallë. Ajo ka bërë një thirrje të ngjashme dy vjet më parë. Zonja Karaxhiç konfirmoi njoftimet se bashkëshorti i saj bëri një marrëveshje me diplomatin amerikan Richard Holbrooke në vitin 1996.
Marrëveshja në fjalë i jep zotit Karaxhiç garancinë se nuk do të gjykohet në se heq dorë nga jeta publike dhe politike në Bosnje-Hercegovinë. Media boshnjake njoftoi për këtë marrëveshje në fillim të vitit. Por shefi i personelit të zotit Holbrooke i mohoi njoftimet duke i quajtur fabrikime. //rd//