Lidhje

Qeveria serbe e Bosnjes emëron presidentin e përkohshëm


Qeveria e Republikës Serbe të Bosnjes emëroi kryetarin e parlamentit Igor Radojçiç si president të përkohshëm, për të zëvendësuar Presidentin Milan Jeliç, i cili vdiq të djelën.

Në njoftim nuk thuhej se kur mund të zhvillohen zgjedhje për presidentin e ri. Zoti Jeliç vdiq të djelën pas një goditje në zemër në moshën 51 vjeçare. Zoti Radojçiç pritet të sigurojë mbështetjen e parlamentit.

Po sot, qeveria shpalli një periudhë zie tri ditore. Zoti Jeliç erdhi në postin e presidentit të Republikës Serbe të Bosnjes vitin e kaluar. Marrëveshjet e paqes të Daytonit, të vitit 1995, që i dhanë fund luftës në Bosnje Hercegovinë, krijuan një sistem qeverisës që përfaqëson përbërjen etnike të vendit. Bosnje Hercegovina është e ndarë në Federatën myslimano-kroate dhe Republikën Serbe. //rd//

XS
SM
MD
LG