Lidhje

Afganistan: Të paktën 30 të vrarë nga një sulm vetëvrasës


Policia afgane tha se të paktën 30 veta u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë pranë një autobusi të uhstrisë në kryeqytetin Kabul.

Autoritetet thanë se autori mbante uniformë ushtarake kur kreu sulmin i cili shkatërroi plotësisht autobusin që transportonte personel ushtarak.

Përgjegjësinë për sulmin ku humbën jetën ushtarakë dhe kalimtarë të rastit e morën Talebanët.

Presidenti Afgan Hamid Karzai dënoi ashpër sulmin si një akt kundër islamit. Ai tha se kjo tregon se lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdojë me vendosmëri të madhe.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme tha se zyrtarët mendonin se gjendja e sigurisë në kryeqytetin Kabul ishte e mirë por sulmi i një personi me uniformë ushtarake ishte një fenomen i ri. //kk//

XS
SM
MD
LG