Presidenti palestinez Mahmud Abaz tha se shpreson që konferenca e ardhshme për paqe në Lindjen e Mesme do të trajtojë të githa çështjet, duke thënë se zgjidhjet e pjesëshme e keqësojnë gjendjen.
Duke folur sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Abaz tha se fliste në emër të njerzve të raskapitur, madje tha se bisedimet duhet të mbulojnë çështjen e vendosjes së refugjatëve, statusin e Jeruzalemit dhe çështje të tjera kyçe.
Izraeli ka thënë se kërkon një deklaratë parimesh më pak të hollësishme nga bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, që do të zhvillohen në mes të nëntorit.
Po sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të mbajnë fjalime udhëheqësit e Kinës, Rusisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite.
Sot më parë, Presidenti libanez Emil Lahud u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të mundësojnë zbatimin e një armëpushimi të premtuar midis Libanit dhe Izraelit. //iç