Lidhje

Greqi: Presidenti Papulias i kërkon kryeministrit Karamanlis të formojë qeverinë e re


Në Greqi, Presidenti Karolos Papulias i kërkoi kryeministrit Kostas Karamanlis të formojë qeverinë e re, pasi partia e tij fitoi me një shumicë të ngushtë zgjedhjet e djeshme parlamentare. Zoti Kamanlis u zotua të zbatojë me shpejtësi reformat e nevojshme, që do t'i bëjnë të mundur vendit të përparojë.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjevetregojnë se Partia konservatore Demokracia së Re ka siguruar 152 vende në Parlamentin me 300 vende, duke humbur 13 vende nga zgjedhjet e 2004-trës.

Në rezultatet më të dobëta në tre dekada, partia socialiste e opozitës, PASOK, fitoi 102 vende në krahasim me 117 që fitoi para 3 vjetësh. Partia Komuniste fitoi 22 vende, ndërsa koalicioni i majtë radikal fitoi 14 vende. Një parti e re e së djathtës ekstreme fitoi 10 vende.

Udhëheqësi i opozitës, Jorgo Papandreu pranoi humbjen dhe u tha përkrahësve të tij se votuesit dhanë në zgjedhje vendimin e tyre, edhe pse ai i quajti rezultatet jo të favorshme.

Zoti Kamanlis shaplli fitoren disa momente më vonë kur iu drejtua mijëra përkrahësve të parties së tij Demokracia e Re në Athinë. Ai tha se votuesit i dhanë atij një mandat të qartë për të vazhduar reformat. //rd//

XS
SM
MD
LG