Lidhje

Të paktën 28 të vrarë nga sulmet e sotme në mbarë Irakun


Autoritetet irakiane thanë se ekstremistët vranë të paktën 28 veta në sulmet e sotme në mbarë Irakun, pasi një grup i lidhur me al-Kaidën paralajmëroi për një ofensivë të re gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Policia tha se luftëtarë të dyshuar të al-Kaidës në Irak vranë të paktën 14 veta dhe dogjën 12 ndërtesa në veri të Bagdatit.

Më parë një autor sulmesh vetëvrasëse vrau të paktën 6 veta në një kafene përjashta në qytetin Tuz Kurmato në veri.

Në kryeqytet, nga shpërthimet dhe sulmet u vranë të paktën 8 veta.

Në zhvillime të tjera, ushtria amerikane njoftoi se trupat kapën një kryengritës të dyshuar të al-Kaidës, që mendohet të jetë përgjegjës për vrasjen këtë javë të një udhëheqësi të njohur suni. //ze//

XS
SM
MD
LG