Lidhje

Shqipëri-SHBA, bashkëpunim kundër krimit


Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara firmosën sot në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi në luftën kundër krimit.

Memorandumi u firmos nga Ministri i Brendshëm shqiptar Bujar Nishani, ambasadori amerikan në Tiranë John Withers dhe ndihmës zëvendës drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve , FBI, Daniel Roberts.

Nënshkrimi i nisjes së këtij bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe FBI amerikane përkoi me 6 vjetorin e ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit. Duke kujtuar atë ditë, ambasadori Withers u shpreh se sulmet terroriste sollën në vëmendje një mënyrë të re të bashkëpunimit për të luftuar krimin dhe terrorizmin i cili nuk njeh kufij. Ai e konsideroi një moment mjaft të rëndësishmë bashkëpunimin e strukturave të policisë shqiptare me një nga agjencitë më prestigjoze të botës në luftë kundër krimit.

Edhe zyrtari i lartë i FBI Roberts u shpreh se Byroja federale ka tashmë një bashkëpunim me 60 vende të botës ku agjentët e saj bashkëpunojnë me strukturat lokale për të identifikuar arrestuar dhe vënë para drejtësisë shkelësit e ligjit.

Ministri shqiptar i Brendshëm Bujar Nishani nënvizoi se bashkëpunimi me FBI do të rrisë përgjegjësinë e strukturave të policisë shqiptare dhe do të ndikojë në rritjen e Sigurisë dhe rendit në Shqipëri.//rd//

XS
SM
MD
LG