Ky muaj shënon edhe kampionatin e pestë botëror të FIFA-ës, Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, për femra, i cili zhvillohet në Kinë dhe disa nga lojtaret më të njohura të botës në futboll po i kthehen një kapionati tjetër botëror.
Dy nga emrat më të njohur për publikun amerikan janë futbollistet Mia Hamm dhe Kristine Lilly. Hamm e la futbollin në 2003 pas Kampionatit Botëror të Futbollit. Ndërsa Lilly ende vazhdon të luajë, ndërkohë që bëhet gati për Kampionatin e pestë botëror. 36 vjeçarja Lilly është kapitene e ekipit amerikan. Ajo ka një rol udhëheqës në arenën ndërkombëtare dhe njihet si gruaja e hekurt.
Në vitin 2000 ajo u bë njeriu i parë në historinë e futbollit që kishte luajtur 200 ndeshje ndërkombëtare të karrierës. Ndërsa në 2006, ajo u bë e para e ndoshta e fundit që kishte luajtur 300 ndeshje. Ajo ia atribuon jetëgjatësinë e karrierës fizikut të saj. “Pas një farë kohe e kupton se çfarë duhet që të arrish të bëhesh profesionieste dhe mëson si ta ruash fizikun. E di se si duhet të stërvitesh që të jesh e gatëshme; e kam mësuar këtë gjatë këtyre viteve. I jam kushtuar shumë stërvitjes që të jem gjithnjë në formë. Mendoj se kjo më ka ndihmuar në jetëgjatësinë e karrierës sime. Ende ndiej kënaqësi”.
Lilly ze vendin e dytë në Amerikë dhe në Botë si kapitene skuadre. Mban vendin e parë në botë për kohën në fushë me 27 mijë minuta. Kjo po u shërben sportisteve të reja që po ndjekin shembullin e saj. “Mundohem në një farë mënyre të jap shembull me përvojën time. Dua t’i ndihmoj ato në çdo mënyrë. Nuk duhet të thuash shumë, sepse disa gjëra ato duhet t’i mësojnë vetë, por duhet ta udhëzosh me kujdes këtë ekip që të jetë i gatshëm për kampionatin në Kinë. Detyra ime është që të përqendrohemi tek ndeshja”. Deri tani, Kristine Lilly ka luajtur 85 përqind të ndeshjeve që ekipi amerikan i femrave ka luajtur ndonjëherë. Në të vërtetë ajo ka qënë një lojtare me famë ndërkombëtare gjatë karrierës së saj 20 vjeçare në ndeshjet ndaj 39 shteteve, ndërkohë që ka shënuar ndaj 30 prej tyre. Ajo ka luajtur në fushat e 21 shteteve dhe ka shënuar 15 gola, përfshi vendin organizues Kinën gjatë Kampionatit Botëror të Futboollit për femrat. //rd//