Udhëheqësit e komisionit që kryen hetimet rreth sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 thonë se Shtetet e Bashkuara ende nuk janë plotësisht të sigurta nga terrorizmi.
Në një artikull të botuar në gazetën The Washington Post, Thomas Kean dhe Lee Hamilton thonë se Shtetet e Bashkuara kanë bërë përparim në aftësitë e tyre për të zbuluar, parandaluar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve terroriste.
Megjithatë, ata thonë se veprimet e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe ndërhyrjen në Irak, kanë kontribuar në atë që ata e quajnë një valë në rritje të radikalizimit dhe urrejtjes në botën myslimane. Ata thonë se myslimanët e rinj pa punë i shohin gjithnjë e më shumë Shtetet e Bashkuara si armik të Islamit.
Mes rekomandimeve të tyre, zotërinjtë Kean dhe Hamilton sugjerojnë që Shtetet e Bashkuara të mbyllin burgun në Gjirin Guantanamo të Kubës. //kk//