Lidhje

Papa Benedikti viziton Austrinë


Mijëra besimtarë të devotshëm e shoqëruan Papa Benediktin në një peligrinazh që u zhvillua nën rreshjet e shiut në vendin e shenjtë Mariacell të Austrisë.

Rreth 30 mijë njerëz shkuan sot për të parë Papën në bazilikën 850 vjeçare e ndërtuar mbi një kodër rreth 100 kilometra në jugperëndim të Vienës në rajonin e Danubit.

Gjatë meshës përjashta, Papa i tha të pranishmëve të lagur se e ardhmja e Evropës do të jenë e errët pa më shumë fëmijë, ndaj ai i bëri thirrje europianëve që të përqafojnë besimin e tyre.

Peligrinazhi i Papës në pikën historike Mariazell është në qendër të vizitës tre ditore në Austri.

Gjithashtu dje në fillim të vizitës së tij në Vienë ai foli dhe për rënien e numrit të lindjeve.

Nesër Papa do të japë Meshën në Katedralen e shën Stefanit në Vienë. Ai ka në plan të vizitojë dhe një kishë në periferi të kryeqytetit austriak, përpara se të kthehet në Romë. //ze//

XS
SM
MD
LG