Lidhje

Udhëheqësit e Azi-Paqësorit, deklaratë për ngrohjen globale


Udhëheqësit e Azi-Paqësorit i dhanë fund ditës së parë të takimit dy ditor në Sidnei të Australisë, duke rënë dakord që të bashkëpunojnë për pakësimin e gazeve që krijojnë efektin serë.

Kryeministri australian, Xhon Howard, tha se udhëheqësit e 21 vendeve anëtare të forumit të APEK-ut, ranë dakord sot të miratojnë ato që ai i quajti objektiva aspiratë për pakësimin e këtyre gazrave, në të cilat të gjitha vendet të kontribuojnë sipas aftësive të tyre.

Udhëheqësit nuk miratuan objektiva të sakta për pakësimin e gazeve, që ndikojnë në ndryshimet klimaterike.

Mbrotësit e mjedisit i kishin bërë thirrje APEK-ut që të caktonte objektiva të sakta, në vend të objektivave jo-detyruese. Por shumë qeveri, mes tyre ajo e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Australisë, e kundërshtuan një marrëveshje të tillë.

Deklarata e udhëehqësve të APEK-ut, e quajtur gjithashtu Deklarata e Sidneit, cakton objektivin e pakësimin të të ashtuquajturit “intensitet të energjisë”, me 25 për qind deri në vitin 2030.

Intensiteti i energjisë është një matës i efikasitetit të energjisë së një ekonomisë së një vendi.

Po sot, presidenti Bush u largua nga Australia. Gjatë qëndrimit në Sidnei, zoti Bush zhvilloi një seri takimesh dy palëshe.//kk//

XS
SM
MD
LG