Lidhje

BE do të shqyrtojë propozimin grek për ndërhyrjen në raste tragjedish


Bashkimi Europian do të shqyrtojë propozimin e Greqisë për një forcë të përbashkët të BE-së për ndërhyrjen e shpejtë në raste tragjedish natyrore, ndërkohë që ky vend po përpiqet të rimëkëmbet pas zjarreve shkatërruese në pyje.

Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis tha dje se ministrat e BE-së do ta diskutojë këtë çështje në një takim të muajit të ardhshëm në Luksemburg. Ajo tha se edhe ministra të tjerë të jashtëm të Bashkimit Evropian e mbështesin këtë propozim.

Një valë zjarresh që u përhapën para dy javësh në Greqi shkaktuan vdekjen e të paktën 65 vetave, dogjën fshatra dhe shkatërruan qindra mijëra hektarë pyje.

Autoritetet dyshojnë se zjarrvënia ka qenë shkaku i shumicës prej tyre. Shumë grekë, duke përfshirë politikanët opozitarë që kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji, e quajtën reagimin e qeverisë ndaj tragjedisë të pamjaftueshëm.

Ndihma për Greqinë kanë ardhur nga e gjithë bota. Një grup grek i diasporës thotë se grekët që jetojnë jashtë shtetit kanë dhuruar 1,2 milionë dollarë. //ii

XS
SM
MD
LG