Mijëra shqiptarë marshuan përmes kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë për të protestuar vrasjne e një oficeri të policisë javën e kaluar.
Demonstruesti mbanin në duar fotografitë e oficerit Triumf Riza i cili u qëllua për vdekje në një parkim. Reagimet mbi vrasjen nxjerrin në pah zemërimin e qytetarëve me nivelin e lartë të krimit në Kosovë.
Administratori i Kombeve të Bashkuara Joachim Ruecker nxorri një deklaratë ku shpreh mbështetje të plotë me demonstruesit. Ai e quajti vrasjen e policit një krim të neveritshëm dhe një tragjedi të tmershme. Zoti Ruecker tha se emocionet pas vrasjes së Triumf Rizës tregojnë se njerëzit në Kosovë nuk e pranojnë dhunën. //rd//