Ushtarët irakianë ngritën flamurin kombëtar mbi Pallatin e Basrës sot dhe vendosën roje në qendër të Basrës pasi trupat britanike u tërhoqën nga qyteti gjatë natës.
Rreth 550 trupa britanike u larguan për tu bashkuar me pesë mijë ushtarë të tjerë në një aeroport pranë qytetit.
Ministria britanike e Mbrojtes tha se Londra pret të kalojë të gjitha përgjegjësitë e sigurimit në Basra gjatë muajve në vazhdim.
Kryeministri britanik Gordon Brown mohoi thëniet se tërheqja ishte një humbje në një intervistë për radion BBC. Ai tha se tërheqja ishte e planifikuar dhe e organizuar. Ai tha se trupat janë të gatshme të ndërhyjnë në se e kërkon situata e sigurisë. //rd//