Lidhje

Bosnje: Kundërshtohet plani ndërkombëtar për reforma në polici


Udhëheqësit myslimanë dhe serbë në Bosnje Hercegovinë kundërshtuan një propozim ndërkombëtar për reforma në polici që kërkohet për nënshkrimin e një marrëveshje kyçe me Bashkimin Evropian.

Kreyministri i i Republikës serbe të Bosnjes, Milorad Dodik tha sot se drejtuesit e partive më të mëdha etnike serbe mendojnë se projekt-propozimi është totalisht i papranueshëm. Ai tha se ata kanë përgatitur propozimin e tyre që është gati për shqyrtim.

Dje udhëheqësit e dy partive kryesore myslimane, Haris Silajxhiç dhe Sulejman Tihiç kundërshtuan gjithashtu propozimin duke thënë se legalizon ndarjen e tanishme të forcave policore.

Një marrëveshje në vitin 1995 që i dha fund konfliktit të Bosnjes e ndau vendin në Republikën Serbe dhe Federatën Myslimano-Kroate, secila me qeverinë e vet dhe me forca policore.

Komuniteti ndërkombëtar ka ushtruar trysni për një qeveri më të fuqishme qëndrore të Bosnjes.

XS
SM
MD
LG