Presidenti Bush tha se është i gatshëm të punojë me Sekretaren e tij të re të shtypit, Dana Perino dhe i uron fat të mbarë zëdhënësit të mëparshëm zotit Tony Snow, i cili largohet nga detyra më 14 shtator. Presidenti Bush i shoqëruar nga zoti Snow dhe zonja Perino folën sot me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pas njoftimeve se Tony Snow do të largohet nga detryra më 14 shtator. Zoti Snow tha se periudha gjatë së cilës ka punuar në Shtëpinë e Bardhë ka qenë e mrekullueshme, siç u shpreh ai, dhe shtoi se do të vazhdojë të angazhohet në çështje që i konsideron të rëndësishme.
Zoti Snow ka thënë edhe më parë se do të largohet nga detyra e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë para përfundimit të mandatit të Presidentit Bush më 19 janar të vitit 2009, por nuk kishte caktuar ndonjë datë. 52 vjeçari Snow, ish pacient me kancer, tha se nuk do të jetë në gjendje të presë deri në fund të mandadit të kësaj administrate për shkak të shqetësimeve financiare.