Astronautët e anijes së hapësirës Endevër, po analizojnë dëmin që mund të jetë shkaktuar në mburojën termike të anijes.
Ekipi i astronautëve po përdor një kamera me rreze lazer në një krah roboti për të kontrolluar mburojën e anijes, e cila sipas Nasës u dëmtua ndoshta nga një copë akulli gjatë lëshimit në hapësirë ditën e mërkurë. Inxhinierët në Tokë kanë analizuar fotografitë e gërvishtjes që është krijuar në pjesën e jashtëme të anijes Endevër.
Pjesa e dëmtuar ka një sipërfaqe prej rreth 7.5 cm katrorë. Rezultatet e ekzaminimit do të ndihmojnë për të saktësuar shkallën e dëmit dhe nëse kjo goditje paraqet rrezik për anijen kur ajo të kthehet në Tokë këtë muaj.
Bazuar në të dhënat e ekuipazhit, inxhinierët do të përcaktojnë nëse do t’ja vlente që dëmi të riparohej nga astronautët. //ii