Lidhje

Presidenti Bush pret homologun e tij francez Sarkozi


Presidenti Bush ishte sot mikpritësi i presidentit francez Nikola Sarkozi, të cilin e kishte ftuar për një drekë joceremoniale në shtëpinë e familjes Bush në shtetin Maine.

Zoti Bush dhe zonja e parë Laura ftuan zotin Sarkozi dhe gruan e tij Cecilia për një drekë të përbashkët ndërkohë që çifti i parë francez po kalon pushimet në shtetin New Hampshire. Por zonja Sarkozi nuk mori pjesë në drekë pasi ishte e sëmurë.

Dreka ishte jo zyrtare por të dy udhëheqësit biseduan për çështje në të cilat dy vendet kanë bashkëpunuar në të kaluarën si Irani, Libani dhe Sudani.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se dreka shënon fillimin e një epoke të mardhënieve të reja ndërmjet dy vendeve. Maredhëniet ishin dëmtuar gjatë administratës së presidentit Shirak për çështje si Iraku, ngrohja globale dhe të tjera.//kk//

XS
SM
MD
LG