Lidhje

Kambanat e Big Benit të Londrës heshtin për disa javë


Kambanat e orës historike Big Ben të Londrës, një nga monumentet më të famshme të botës filluan sot një pushim të merituar për gjashtë javë. Që nga mëngjesi i sotëm banorët e Londrës dhe turistët nuk do t'i dëgjojnë tingujt e orës me të cilat janë mësuar aq shumë për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të përgjithshme.

Kjo nuk do të thotë se kësaj ikone britanike i erdhi fundi, pasi tingëllimat e këmbanave të saj do të dëgjohen përsëri në shtator. Ora do të vazhdojë të funksionojë gjatë riparimeve, duke u vënë në veprim nga një sistem elektrik.

Këto riparime janë faza e fundit e punimeve para 150 vjetorit të saj në vitin 2009. Big Ben është nofka e asaj që zyrtarisht quhet Ora e Madhe, por në fakt Big Ben i referohet vetëm kambanës së madhe 13.5 tonëshe që bie çdo orë. Kambana e ka marrë emrin nga Sir Benjamin Hall, që ishte Komisioner i Punëve Publike kur u instalua ora në vitin 1859. //kk//

XS
SM
MD
LG